Paraditen e sotme do te nise shitja e biletave te ndeshjes Vllaznia- Bylis. Çmimet e tyre nga sa mesohet jane te njellojta me ato te ndeshjeve te tjera dhe padyshim qe duket se do te kete interes per kete takim te fundit te javes se 11-te te kampionatit.
Drejtuesit e klubit shkodran bene çmos qe kete ndeshje ta zhvillonin ne stadiumin “Loro Boriçi” pas nderhyrjes qe eshte bere ne fushen e tij, por nga ana tjeter kane deshire te kene edhe mbeshtetjen e tifozeve sepse ne fund te fundit, per ta eshte ngulur kembe kaq shume qe kjo ndeshje te luhet ne Shkoder. Prandaj dhe i kane ftuar te jene te pranishem neser ne stadium per t’i mbeshtetur kuqeblute. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit:
“Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me ndeshjen e skuadrës tonë- Vllaznia, atë që do të luajë ndaj Bylisit në orën 18.00 të pasdites të së hënës në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqeblutë të cilët padyshim që do të tentojnë të rikthehen tek fitorja pas disfatës të javës së kaluar në Laç.
Pavarësisht mungesave që do të ketë, ekipi është i vendosur që do të arrijë sukses në këtë përballje dhe natyrisht që pret edhe mbështetjen e tifozëve të zjarrtë të tij. Ju bëjmë me dije se shitja e biletave do të nisë që nga paraditja e së dielës teksa sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura që në orën 10.00. Çmimet e biletave për këtë takim do të jenë si më poshtë:
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A-B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
Prania e tifozërisë shkodrane në stadium në këtë ndeshje është shumë e rëndësishme prandaj ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë përballje shumë interesante”.