Pasditën e sotme, do të luhet finalja e kampionatit të U-15, mes Vllaznisë dhe Akademisë së Futbollit, një eveniment që mbyll sezonin futbollistik në vendin tonë për këtë grupmoshë.

Në kompleksin “Internacional Tirana” në kryeqytet, do të vendosen përballë dy skuadra që ishin në garë së bashku deri në fund përsa i përket kampionatit.

Kështu përballë Akademisë së Futbollit, Vllaznia U-15 do të kërkojë të ngrejë një trofe që do të ishte shumë pozitive për mbylljen e sezonit të saj. Ekipi shkodran do të bëjë të pamundurën që ta fitojë kampionatin, teksa do i bashkohej ekipit U-17, si dy ndër ekipet më të suksesshme këtë sezon të Akademisë Vllaznia.

Finalja e kampionatit mes Vllaznisë dhe Akademisë së Futbollit, për 15-vjeçarët, do të luhet në orën 19:00 në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë-Helmës.
Maringlen ZHIVANI