Kombëtarja U-21 do të zhvillojë ndeshjet e fundit kualifikuese për kualifikueset. Pas disfatës në Spanjë, të besuarit e Alban Bushit kanë edhe sfidën kthyese me iberikët, të cilët kanë mbyllur çdo llogari kualifikimi dhe gjenden të parët në grup me pikë të plota.

Trajneri i 21-vjeçarëve të Spanjës, Luiz de la Fuente, ka rithirrur në skuadër talentet Ojarzabal dhe Zubeldian.

Spanja do të përballet me 21-vjeçarët shqiptarë dhe Islandën në dy transferta që do t’u japin fund përballjeve kualifikuese.

Në listë gjenden futbollistë të talentuar të Real Madridit si Hezus Vajeho, si dhe Borha Majoral, i cili është huazuar te Levante. Gjithashtu, në listë janë edhe Pol Lirola i Sasuolos dhe Fabian Ruiz i Napolit.