Napoli ka humbur në transfertë ndaj Spartak Moskës me rezultatin 2-1. Skuadra e Spaletit komplikon kualifikimin për raundin tjetër në Europa Ligë sepse diferenca me ndjekësit është shumë e pakët.
Ndeshja filloi me malore që në fillim për skuadrën e Spaletit, sepse Spartaku shënoi gol që në minutën e 2 me Sobolev me penallti. Ishte përsëri sulmuesi që dyfishoi shifrat në minutën e 28. Napoli u hodh me forca të shumta, por nuk arriti të shënonte.
Në pjesën e dytë miqtë rihapën sfidën me Elif Elmas që shënoi në minutën e 64. Në minutat e mbetura italianët u përpoqën të barazonin rezultatin por pa sukses.
Me këtë fitore Spartak Moska u ngjit ne vendin e parë me 10 pikë, kurse Napoli mbetet në vendin e dytë me 7 pikë. Gjithsesi ky nuk është një pozicion komod për ta sepse Legia dhe Leiçester janë pranë, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë secila.