Spektakël në Durrës, por në fund feston Laçi me triumfin 2-3, duke i bërë një mbyllje fantastike kampionatit të 81-të me 64 pikë në vendin e tretë. Ka qenë një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, paçka se skuadrat i kishin arritur objektivat dhe rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe.

Teko u bë hero për kurbinasit me një dopietë, ndërsa kryegolashënuesi më i mirë, Kirian Nuabueze, shënoi nga 11-metra dhe më pas e katranosi në pjesën e dytë, duke dalë me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj mbrojtësit Hrejliç. Goli i Emiljanos Vilës në pjesën e parë dhe Lorenco Vilës në pjesën e dytë, nuk e ndihmuan Teutën të merrte të paktën një pikë.

Në fund dogji shansin e barazimit sulmuesi Rubin Hebaj, i cili shpërdoroi një penallti, por këtu ka meritë portieri i Laçit, Sali. Teuta e mbyll kampionatin në vendin e pestë, por kualifikohet automatikisht në Europë, pasi Skënderbeu i vendit të katërt është i dënuar. Sido që të shkojë finalja e Kupës, durrsakët do të luajnë në Europë.

TEUTA – LAÇI 2-3

Golat: E.Vila 24’, L.Vila 69’ / Teko 26’, 74’, Nuabueze 40’ (11-m)

TEUTA: Celeski, F.Beqja, Hreljiç, Jazxhi, Kuro (Salillari 61’), L.Beqja, E.Vila (L.Vila 46’), Kallaku (Hebaj 51’), Kalaja, Çyrbja (Gruda 46’), Kapllani (Qehaja 70’). (në dispozicion: Përlleshi). Trajner: Edi Martini

LAÇI: Sali, A.Marku, A.Selmani, Ignjatoviç, E.Marku, Deliu, Shehu, Rapo (Bytyqi 86’), Teko, Xhixha (Prengaj 46’), Nuabueze. (në dispozicion: Stazhilla, Trokthi, S.Selmani, Kadiu, Elmazi, Bruka, Bylyku). Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: K.Bajramaj, E.Doda (Tiranë), E.Pashaj (Fier); Kartonë të verdhë: Kapllani 45’, F.Beqja 90+4’ / E.Marku 48’, Selmani 90+2’ Karton i kuq: Nuabueze 58’

Delegat: Petrit Brahja (Tiranë)

Vëzhgues: Ilirjan Kristo (Tiranë)

KOMENTI LIVE:

90’ Gruda futet në zonë dhe mundohet të kalojë Selmanin, që i ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe gjyqtari Bajramaj akordon penallti për Teutën. Goder sulmuesi Hebaj nga pika e bardhë dhe portieri Sali bën heroin, duke grushtuar topin.

74’ Inkursion spektakolar i brazilianit Teko, që nga e majta drejt qendrës driblon njëri pas tjetrit tre lojtarë të Teutës, futet në zonë, e më pas me një goditje mjeshtërore teknikisht, mposht për herë të tretë portierin Celeski, 2-3 për Laçin.

69’ Krosim fantastik nga Fabian Beqja në zonë, aty ku Lorenco Vila ul topin me gjoks dhe lëshon një të djathtë tokazi, duke mposhtur portierin Sali dhe 2-2.

39’ Gafë e mbrojtësit Jazexhi, i cili në përpjekje për të kapur topin gjatë një dueli me Nuabuezen, ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj këtij të fundit. Gjyqtari Bajramaj akordon 11-metërsh për Teutën dhe nga pika e bardhë gjuan vetë sulmuesi, i cili shënon dhe kalon në avantazh Laçin, 1-2.

26’ Spektakël i brazilianit të Laçit, Teko, që pas një shërbimi nga Deliu, godet fluturimthi me të majtë nga 25 metra, teksa topi prek fillimisht shtyllën, e më pas pushon në rrjetë, 1-1.

24’ Fabian Beqaj lëviz mirë në krahun e djathtë dhe mes dy lojtarëve arrin të japë një krosim perfekt në zonë, aty ku Emiliano Vila fiton duelin ajror me Albion Markun dhe i bën një devijim me kokë topit aq sa për ta dërguar në cepin e portës së mbrojtur nga Sali, 1-0 për Teutën.

1′ Ka nisur sfida në “Niko Dovana”

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Celeski, Hrjeliç, Fabian Beqja, Jazxhi, Kuro, Kallaku, Ledio Beqja, Kalaja, E. Vila, Çyrbja, Kapllani. Trajneri: E.Martini.

Laçi: Sali, Deliu, Teldiano, Ignjatoviç, Albion Marku, Endrit Marku, Rapo, Selmani, Shehu, Xhixha, Nuabueze. Trajner: A. Cungu