Skënderbeu ka barazuar 1-1 në shtëpi me Vllazninë. Për korçarët kjo është një pikë shprese, teksa sërish ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit me 13 pikë pas 20 ndeshjeve. Vllaznia kryesuese nuk ia del në transfertë, ndërsa për shkodranët sot kishte katër mungesa.

Ndeshja e zhvilluar në mesditë ka parë një duel me dy fytyra, teksa në pjesën e parë kanë qenë korçarët që kanë dominuar takimin. Goli i Doëuona në minutën e 8 ka hapur ndeshjen, ndërsa do duhej barazimi i Dilaver nga pika e bardhë e penalltisë që secila skuadër të merrte nga 1 pikë. Me këtë rezultat, Vllaznia mban vendin e parë me 41 pikë.

Pas ndeshjes, për Gol pas Goli foli Elvi Berisha (Skënderbeu), që doli lojtari i ndeshjes:

“Pjekuria ka të bëjë. Ka ardhur momenti im dhe duhet ta shfrytëzoj. Ne jemi gati ndaj çdo ekipi dhe sot ndaj Vllaznisë nuk kemi asnjë diferencë. Diskutojmë me çunat dhe nuk e ndiejmë veten inferior.

Futemi në fushë dhe jemi të barabartë ndaj çdo kundërshtari. Mundohemi të japim maksimumin, nuk duam të futemi si inferior. E kemi moto, ruhemi më shumë se të tjerët sepse na duhen pikët”, tha Berisha./newsport/