Në studion e Skaner, në MCM tv, u fol gjatë sonte për Vllazninë dhe Tiranën. Të ftuar në ndryshëm diskutuan për problemet e shkodranëve, të cilët numërojnë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Dje, Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi pranoi se lojtarët kanë 2 muaj pa u paguar, duke shkaktuar kështu një bujë të madhe.

Vetë Xhaferi u bë pjesë e bisedës sot në studio, duke i shkruar një mesazh drejtuesit të emisionit, Gerti Çarçani. “Edhe te Tirana kanë 2 muaj pa u paguar”.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Tefik Osmanit nga studio, i cili tha: “Unë jam paguar edhe për vitin  tjetër”./newsport/