Humbja e fundit nga Kukësi rezulton “fatale” për Bledar Devollin, trajnerin e Dinamos. Blutë e kryeqytetit renditen në vendin e parafundit mem 23 pikë dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga Kategoria.

Drejtuesit e klubit pas humbjes së djeshme 0-2 nga Kukësi kanë ngelur tepër të zhgënjyer nga skuadra dhe stafi teknik e për këtë arsye kanë projektuar trajnerin e ri.

“Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar prej dy javesh kete gje dhe ndonese fillimisht u mohua nga drejtuesit e Dinamos, tashme ky eshte nje realitet dhe blute do te bejne levizje ne pankine.

Rodolfo Vanoli pritet të jetë “timonieri” i ri i Dinamos, ndërsa ditën e sotme pritet të jetë në Shqipëri për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht. Emri i 59-vjeçarit italian është përmendur edhe disa ditë më parë, por pas fitores ndaj Skënderbeut u mendua se skuadra ishte në rrugën e duhur, ndërsa humbje nga Kukësi ka trazuar sërish “ujërat” te blutë.

Vanoli në të kaluarën ka drejtuar Koper dhe Olimpia në Slloveni, CSKA Sofia në Bullgari si dhe disa ekipe të kategorive të ulta në Itali si Pordenone, Colligiana, Arezzo dhe Mendrisioi. Nëse gjithçka do të mbyllet ditën e nesërme 59-vjeçari do të jetë trajneri i 3-të i Dinamos për këtë sezon pas Shkëmbit dhe Devollit.