Vllaznia ka vijuar edhe paraditen e sotme me programin stervitor duke punuar per ndeshjen e se merkures per kupe ndaj Korabit qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ne dispozicion te trajnerit Brdariç ne kete seance te zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” kane qene te gjithe futbollistet me perjashtim te brazilianit Victor Da Silva qe siç dihet eshte i demtuar.

Ajo qe ka rene ne sy ka qene prania ne kete seance e sponsorit Xhaferi dhe e stafit te tij dhe jo pak, por ai ka qene i pranishem ne te 90 minutat sa ka zgjatur ajo.

Xhaferi ka biseduar para stervitjes me pjestaret e stafit teknik, gjate zhvillimit te saj me drejtorin sportiv Djarmati dhe ne fund eshte pare te ndalet e te bisedoje disa minuta edhe me kapitenin Gurishta.

Sponsori i kuqebluve po mundohet t’i qendroje sa me prane skuadres ne keto momente te veshtira dhe te gjithe bashke jane te bindur se do ia dalin te arrijne objektivat qe i kane vene vetes./SHKODRA-SPORT.COM/