Vllaznia po ben mire deri me tani si ne kampionat ashtu edhe ne kupe dhe ne analizat e bera nga specialistet, tek arsyet qe kane çuar ne kete sukses.

Shumëkush ia faturon këtë ndryshim pozitiv, ardhja në krye të klubit e sponsorit Xhaferi. Të tjerë ia faturojnë trajnerit Brdariç dhe punës së bërë me skuadrën.

Por në fakt edhe vetë sponsori Xhaferi duket mjaft i kënaqur me punën e këtij trajneri që ai ka përzgjedhur për të drejtuar Vllazninë këtë sezon.

Madje nuk heziton ta quajë atë “numrin 1” dhe këtë e ka bërë me një koment të bërë dje pas ndeshjes Apolonia- Vllaznia teksa Brdariç publikoi një tabelë me disa pika kyçe të punës dhe suksesit të kësaj skuadre.

Dhe ndër komentet e bëra, spikat edhe ai i sponsorit Alban Xhaferi ku në anglisht i shkruan: “You are number 1” (Ju jeni numri 1) shoqëruar me ikonën e vendit të parë dhe topin e futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/