Rendesia e ndeshjes me Partizanin eshte e madhe ne kampin shkodran ia dine mire rendesine. Futbollistet dhe stafi teknik jane te perqendruar maksimalisht tek ky 90 minutesh qe do te startoje ne oren 16:45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Por rendesine kesaj ndeshje ia dine edhe drejtuesit dhe gjithashtu edhe sponsori Alban Xhaferi. Ky i fundit eshte duke i qendruar shume afer skuadres gjate gjithe ketyre diteve.

Xhaferi ne fakt nuk eshte duke i qendruar afer vetem fizikisht dhe psikologjikisht por po e mbeshtet skuadren ashtu si duhet edhe nga ana financiare.

Per kete arsye, mesohet se ai ka vene ne dispozicion te saj per fitoren ndaj Partizanit nje shperblim prej 5 milione lekesh te vjetra. E ka bere edhe ne ndeshjet e kaluara kete gje dhe po e ben edhe serish.

Nje motiv me shume per kuqeblute per te dhene me te miren e tyre ne fushen e lojes, megjithese ata jane te vetedijshem per te kerkuar fitoren pa e patur mendjen tek shperblimi, por gjithsesi ai do t’i motivoje edhe me shume.

Shperblimi i akorduar per ndeshjen e sotme tregon edhe njehere tjeter se tek Vllaznia kane ndryshuar shume gjera per mire kete sezon dhe jo me kot skuadra eshte ne vendin e pare te renditjes. Por per ta ruajtur ate, duhet fituar edhe sot ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/