Nese ne renditjen e gares se kampionatit Vllaznia eshte e katerta, ne aspektin social padyshim qe eshte “kampione”. Pas inisiatives se djeshme duke i dhuruar nje autoveture Shtepise se te Moshuarve ne Shkoder, sot inisiativa sociale ka vijuar ne nje tjeter destinacion.

Kapiteni Balaj, i shoqeruar nga Gruda, Smajli e Beci paraditen e sotme kane qene ne Shtepine- Familje per te rinj 16-18 vjeç duke u dhuruar atyre disa gjera te nevojshme per te kaluar kohen e lire si nje TV, nje dekoder dhe nje play- station.

Ato jane pritur nga drejtoresha e kesaj qendre Valbona Tula e cila i ka falenderuar per kontributin e dhene per t’u qendruar prane ketyre te rinjve dhe te rejave. Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit shkodran per kete inisiative te sotme te klubit shkodran:

“Në vijim të aktiviteteve të KF Vllaznia për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, pas vizitës ditën e djeshme në Shtëpinë e të Moshuarve, sot futbollistët kuqeblu i jane drejtuar Shtëpisë- Familje për të rinj 16-18 vjeç duke u dhuruar atyre një televizion, një dekoder dhe një play- station dhe duke kontribuar në këtë mënyrë sadopak për t’ua bërë edhe të bukur këtë fundviti atyre.

Futbollistët e Vllaznisë kanë kaluar disa çaste të këndshme me të rinjtë e kësaj Shtëpie duke biseduar për dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe duke i premtuar njëri- tjetrit se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, madje duke i ftuar edhe në ndeshjet e tyre në stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/