Vllaznia do të luajë ditën e nesërme finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Shkodranët e mbyllën sezonin me pikë të barabarta me Teutën, por durrsaët falë golavarazhit më të mirë fituan titullin kampion.

Nesër shkodranët kanë një shans për të fituar një trofe këtë sezon dhe një motivim ekstra vjen edhe nga sponsori Xhaferi.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Alban Xhaferi zbuloi edhe premio e madhe që do të marrin lojtarët nëse fitojnë Kupën nesër.

“20 mijë euro premio nëse fitohet Kupa dhe lojtarët kanë një pikë në kontratë që nëse fitojnë Kupën do të kenë edhe një rrogë shtesë.

Nuk është kjo motivimi i vetëm pasi Kupa për çdo lojtar dhe trajner është sukses që paraqitet në CV e tij dhe për qytetin është festë e madhe që rikthehet të festohet një Kupë pasi na kanë munguar këto gjëra”.