Në javën e tretë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra, Vllaznia është mundur me rezultatin 3-0 nga Partizani. Ndeshja është zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe nuk ka zgjatur shumë pasi vajzat mike nga kryeqyteti nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë. Vetëm në setin e patë ata kanë hasur në njëfarë rezistence nga shkodranet dhe ky set do mbyllej 25- 20, ndërsa në dy të tjetër nuk ka patur shumë histori.

I dyti ka përfunduar 25- 11 dhe I treti 25- 17. Në këtë mënyrë, pas tre javësh kampionat, Vllaznia ka arritur një fitore dhe dy humbje. Më shumë sesa humbja e sotme ndaj Partizanit, trajneren e ekipit shkodran Sadije Gogaj e shqetëson loja jo e mirë e ekipit të saj. E ndërsa vajzat e Vllaznisë kanë patur ndeshje, meshkujt këtë javë e kanë patur pushim në kalendar duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e javës së ardhshme.

© shkodrasport.com