Vllaznia në basketboll për femra është mundur sot në Korçë nga Skënderbeu vendas. Rezultati i fiksuar në fund të katër periodave ka qenë 75-67 për vendasit të cilët i janë gëzuar fitores kësisoj. Vajzat korçare e kanë nisur më mirë ndeshjen megjithatë në periodën e parë kanë hasur në një rezistencë shumë të mirë të mikeve nga Shkodra dhe për rrjedhojë ky 10 minutësh do të mbyllej me rezultatin e ngushtë 19-18.

Edhe në të dytën ka patur rivalitet megjithatë sërish është Skënderbeu që e fiton atë në shifrat 20-17 dhe dy ekipet shkojnë në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 4 pikësh në favor të vendasve. Kur pritej që perioda e tretë të ishte më e mirë për Vllazninë, nuk do ndodhte kështu. Përsëri Skënderbeu e fiton atë 22-16 duke shkuar kështu drejt fitores dhe ndonëse periodën e katërt e humbet në shifrat 14-16, sërish fitorja i ka takuar atij. Skuadra e trajnerit Rajmond Rasha në këtë mënyrë ka rregjistruar edhe humbjen e dytë në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura.
© shkodrasport.com