Portieri shkodran Kristian Rroku nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Gardiani i portës i cili që nga janari luajti i huazuar te Turbina, ka ndërprerë kontratën me vlonjatët.

Tashmë, ai është i lirë në merkato, në pritje dhe në shqyrtim të ofertave. Portieri shkodran duket se e ka parë se nuk do të gjejë hapësira sezonin e ardhshëm tek Flamurtari dhe për këtë arsye, është larguar.

Në vijim mbetet për t’u parë tashmë se cila do të jetë e ardhmja e portierit shkodran, i cili është rritur dhe formuar në Greqi. Ai ka qene edhe pjese e ekipeve tona kombetare te moshave vite me pare.

Me Turbinën e Cërrikut, portieri Kristian Rroku ka luajtur në 13-ndeshje si titullar, duke siguruar plot 1170-minuta në këmbët e tij. Deshira e tij eshte qe te vazhdoje te luaje ne Shqiperi, por ende nuk ka nje destinacion deri tani.
Maringlen ZHIVANI