Pas pak ditesh ne Algjeri do te nisin Lojerat Mesdhetare “Oran 2022” dhe kuptohet qe pjesmarres ne to do te jete edhe ekipi olimpik shqiptar i perbere nga atlete te shume prej sporteve.

Ajo qe bie ne sy dhe eshte fakt i pamohueshem ne çdo pjesmarrje te tille, eshte se pjese e rendesishme e delegacionit shqiptar jane edhe sportistet dhe trajneret shkodrane dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe edhe kete here.

Ne Lojerat Mesdhetare “Oran 2022” do te jene pjesmarres edhe peshengritesi Erkand Qerimaj, atleti Franko Burraj, boksieret Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa, tenistja Gresi Bajri dhe notari Drini Ujkashej.

Bashke me ta do te jene edhe trajneri i kombetares se boksit Zef Gjoni si dhe trajneri i kombetares se peshengritjes Artur Lagja. Padyshim qe prej disa ketyre sportisteve priten rezultate te larta ne garat qe do te zhvillohen ne Algjeri dhe synimi i tyre eshte marrja e medaljeve per Shqiperine./SHKODRA-SPORT.COM/