“Kukës Arena” inaugurohet sot në orën 20:00 me sfidës mes Kukësit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 30 në Superligë. Hapja e dyerve të një tjetër stadium është përshëndetur edhe nga Armand Duka, kreu i FSHF-së.
Duka ka përmendur se realiteti i futbollit është me standarde të larta vit pas viti. Ky investim është bërë falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe FSHF-së.
Mesazhi i Dukës:
Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot!
Të dashur miq,
Mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar. Kukës Arena, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inagurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.
Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë giithmonë e më shumë te standartet e larta që kemi vendosur.
Ta gëzoj futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm.