Pas Korçës dhe Durrësit është radha e Vlorës për stadiumin e ri. Në qytetin bregdetar u zhvillua finalja e prezantimit të projekteve që kërkonin të drejtën e ndërtimit të stadiumit të ri.

Projekti fitues është ai i studios belge ndërsa në garë ishin edhe dy studio të tjera. Ajo italiane FUKSAS (Itali) si dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).

Megjithatë, në fund triumfoi XDGA (Belgjikë). Impianti i ri sportiv do të jetë multifunksional, një model i ngjashëm me “Air Albania”, stadiumin e kryeqytetit. Synimi është që stadiumet të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social.