Vllaznia deri më tani në këtë merkato dimërore ka bërë vetëm një afrim. Andrei Alemida, mbrojtësi i majtë brazilian u bë pjesë e shkodranëve pas largimit të Xhelil Asanit.
Por klubi kuqeblu nuk pritet ta ndalë me kaq merkaton, pasi ka në plan të tjera përforcime. Kryesisht skuadra e Vllaznisë do të fokusohet për të përforcuar mesfushën dhe sulmin, por me shumë mundësi pritet edhe një qendërmbrojtës.
Qatip Osmani disa ditë më parë e pohoi vetë që drejtuesit e klubit janë në bisedime me disa lojtarë, por trajneri i Vllaznisë nuk dha emra konkretë. Pritet të shihet se cilët do të jenë afrimet e Vllaznisë në ditët e ardhshme./newsport/