Fitorja neser ndaj Luftetarit konsiderohet detyrim per futbollistet e Vllaznise. Kjo nuk do te thote se ata e nenvleresojne kundershtarin, por perkundrazi e vleresojne maksimalisht megjithate kane besim ne forcat e veta dhe padiskutim qe per vete pozicionin ne renditje qe kane, u duhet medoemos te marrin trepikeshin.
Nderkohe edhe ne kete ndeshje do te kete mungesa ne formacionin kuqeblu ku se paku tre futbolliste e kane te pamundur te jene ne fushe neser ndaj gjirokastriteve.
Por kjo nuk do te thote se planet e kuqebluve per fitoren jane prishur. Stafi teknik po i merr te gjitha masat per te hedhur ne fushe nje formacion fitimtar dhe thuajse e ka zgjedhur 11-shen qe do te luaje nga minuta e pare.
Keshtu, ne porte do te jete Sherri ndersa ne mbrojtje do te jete e njejta katershe qe luajti edhe ndaj Teutes. Pra me Gurishten ne te djathte e Markun ne te majte ndersa ne qender do te jete dyshja Shehi- Malota.
Treshja e mesfushes sakaq do te jete e perbere nga Hygor qe do te luaje pak me prapa dhe Emerson e Kruja. Ne sulm nderkohe do te jete treshja tjeter e perbere nga Lika, Shtubina dhe Zogaj. Ky i fundit mesa duket e ka fituar balotazhin me brazilianin Uenderson dhe do te kete per detyre te udheheqe skuadren perpara dhe te shenoje ne porten e Luftetarit.
www.shkodrasport.com