Dje kane luajtur ndeshjen e rradhes per kampionat ndersa sot kuqeblute e kane patur jo pak te ngarkuar. Dhe sidomos stafi i Vllaznise i cili ka qene i angazhuar thuajse gjithe diten.
Ekipi shkodran ka zhvilluar paradite stervitje nderkohe qe pasdite trajneri Mirsad Jonuz dhe trajneri i portiereve Ideal Lekiqi kane udhetuar drejt Laçit per te ndjekur ndeshjen Laçi- Partizani.
Arsyeja ka qene e thjeshte: Pas 4 javesh Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Partizanit dhe ata kane dashur ta ndjekin dhe ta studiojne nga afer lojen e tij.
Jonuz ka pare se me vullnet e deshire, kampionet ne fuqi te vendit u munden nga kurbinasit dhe nese edhe ata luajne ne te njejten menyre, mund ta mundin Partizanin.
Megjithate gjerat mund te ndryshojne nga java ne jave dhe nga ndeshja ne ndeshje. E rendesishme eshte qe trajneri i Vllaznise po mundohet te krijoje nje ide sa me te qarte per secilin prej kundershtareve dhe pikerisht prej kesaj njohje, do te krijoje pastaj edhe skemen me te cilen do te synoje ta mposhte.
www.shkodrasport.com