Gjesti mjaft qytetar i bërë nga tifozeria shkodrane në “klasiken” e futbollit shqiptar ka marrë edhe vlerësimet e Starovës. Duartrokitjet e tifozëve të Vllaznisë për ekipin e Tiranës pas fitores së këtyre të fundit ka bërë nostalgjik trajnerin e mirënjohur.

Starova kujton në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”një moment të njëjtë që i ka ndodhur në kohën kur ishte vetë futbollist dhe është duartrokitur nga shkodranët.

“Është shumë për t’u vlerësuar që tifozeria shkodrane ka duartrokitur Tiranën në fundin e ndeshjes. Kur kam qenë unë lojtar, mbaj mend që kemi fituar në Shkodër dhe na kanë duartrokitur.

Kam kohë pa e parë këtë gjë dhe keshtu duhet te ndodhe edhe ne stadiumet e tjera, jo vetem ne Shkoder”, ka thënë Sulejman Starova.