Sulejman Starova, drejtori teknik i Teutës I ftuar në emisionin “Skaner” reagoi për deklaratën e presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima. “Bobi” u shpreh se ndihet i ofenduar për këtë deklaratë pasi nuk është e drejtë që Kokëdhima të bëjë deklarata të tilla.
“Jam pak I ofenduar pasi nuk është nevoja që të dalë presidenti i Apolonisë në media për të treguar favorizime. Në këtë mënyrë duhet të dalë edhe presidenti i Laçit apo ai i Ballshit se çfarë do të bëjnë në ndeshjet e tyre.
Unë jam rritur me futboll dhe nuk nxjerr njeri zërat e tifozëve në emisione, unë ndihem I ofenduar pasi duket sikur Teuta kërkon favorizime.
Teuta është me meritë në krye pasi ka qenë skuadra më e qendrueshme. Laçi është skuadra më e fortë në krahasim me Apoloninë. Skuadra jonë është grumbulluar dhe është si finale e Champions League. Nuk mund të dëgjojmë kur betohet presidenti i Apolonisë për të luajtur ndërshëm.
Kështu i bie që të dalin në media edhe presidentët e tjera. Nuk del asnjë president në çdo vend të botës të betohet që do të luajnë ndërshëm”, u shpreh Starova./newsport/