Ishte planifikuar te luhej ne oren 16.00, u shty per ne 19.00 por rikthehet serish ne 16.00. E kemi fjalen per ndeshjen e javes se 20-te te “Abissnet Superiore” ne mes Vllaznise dhe Kukesit, planifikuar per t’u luajtur diten e neserme ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Temperaturat shume te uleta qe po mbizoterojne ne vendin tone dhe qe kulmin e tyre pritet ta kene pikerisht neser, kane bere qe klubet perkatese, ne mirekuptim edhe me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe kompanine qe transmeton ndeshjen, te bien dakord per ta afruar orarin e startit te saj.

Nje gje e tille behet e ditur edhe permes nje njoftim te sapopublikuar ne faqen zyrtare te klubit te futbollit Vllaznia ku mesohet edhe ndryshimi i orarit te kesaj ndeshje ku shkruhet:

NDRYSHIM ORARI

Të nderuar sportdashës!

Ju njoftojmë se për shkak të temperaturave të ulëta, në mirëkuptim edhe me FSHF-në dhe klubin e Kukësit, është vendosur që të ndryshojë orari i ndeshjes së nesërme, nga ora 19.00 siç ka qenë planifikuar më përpara, ajo do të nisë në orën 16.00.

Faleminderit për mirëkuptimin!