Vllaznia do të presë Kukësin në “Loro Boriçi” për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 20-të të Abissnet Superiore. Një takim shumë i rëndësishëm për kuqeblutë që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionët.

Për këtë ndeshje në rrjetet sociale shkodranët kanë njoftuar edhe për biletat dhe çmimet e tyre për të gjithë tifoxët që duan të shikojnë sfidën nga shkallët e stadiumit.

“KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, 06 Shkurt 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – KUKËSI, e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiore!

Ndeshja do të luhet, ditën e martë, dt. 07 Shkurt 2023, ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër”, thuhet ndër të tjera në njoftim.