Jose Mourinho nuk do të mund të bashkohet dot me Granit Xhakën këtë verë. Mesfushori është kërkuar me ngulm gjatë gjithë verës, por në fund në Londër kanë vendosur ta mbajnë dhe i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Vetë Xhaka ka arritur marrëveshjen dhe ka pranuar rinovimin deri në verën e vitit 2025. Lajmin e bën të ditur vetë ai në një prononcim për faqen zyrtare të Arsenal. Ndaj Chelsea ai mbajti për herë të parë pas shumë kohësh shiritin e kapitenit.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu. Kam nënshkruar një kontratë të re dhe dua të rikthej besimin në klub dhe te tifozët. Ata e dinë shumë mirë se unë do të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore”, tregoi Xhaka.