Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Interi bleu Kristjan Asllanin, por ky i fundit është një rezervë e Klaus Gjasulës.

Starova u shpreh se te Shqipëria duhet të pritet të rriten lojtarët, pasi sipas tij, futbollistët kryesorë janë të rinj.

Interi e ka blerë me dy lekë Asllanin, këtu ai është rezervë e Gjasulës. Është akoma rezervë e Gjasulës, për të ardhmen të shohim.

Çfarë na mungon te ekipi ne? Kemi shumë lojtarë, por në 11-she kemi probleme. Ne nuk bëjmë dot një formacion titullarësh. Me Estoninë, Hoxhallari luajti mirë, por duhet test më i madh. Na duhet një lojtar i majtë.

Ne po presim të rritet Broja dhe të bëhet Messi apo Ronaldo. Presim Uzunin të rritet. Lojtarët kryesorë, i presim të rriten. Ne presim të rriten ato dhe të bëjnë diferencën, nuk do i rrisim ne. Ata rriten atje ku janë. Broja nuk lëviz me nga formacioni titullar. Këtu do e kemi gjithmonë.

Kemi një skuadër në rritje, por nuk duhet ta godasim psikologjikisht. Kemi Gjimshitin, që te Atalanta bën shumë mirë, ndërsa këtu gabon vazhdimisht. Hysajn duhet ta mbrojmë.