Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarova: Kush është favorit për titullin? Çdo gjë do varet nga përballjet...

Starova: Kush është favorit për titullin? Çdo gjë do varet nga përballjet direkte mes pretendenteve

Specialisti i njohur i futbollit Sulejman Starova ka analizuar kampionatin e Superiores dhe është ndalur edhe tek skuadrat pretendente dhe shanset e secilës prej tyre për shpalljen kampion. Ai ndër të tjera është shprehur se çdo gjë do të varet nga takimet direkte në mes këtyre skuadrave.

“Ky është kryesisht një kampionat me oshilacione. Egnatia, nuk e filloi mirë, por unë gjithmonë shoh organikën dhe konkurrencën në skuadër, kam thënë që ajo do të jetë aty, ka qenë gjithmonë e suksesshme dhe për të zëvendësuar lojtarët. Edhe për t’u rikthyer dhe thënë që Partizani nuk arriti të zëvendësojë ato katër lojtarët e famshëm që u larguan.

Nuk arritën që të zëvendësohen. Është shumë vështirë, kuptohet, se pavarësisht se ke lekët, po nuk gjete lojtarët e duhur bëhet e vështirë. Egnatia këtu është për t’u marrë shembull. Vllaznia ka bërë ndryshime të mëdha dhe Vllaznia ka mbyllur problemin e dëmtimeve dhe tani është rikthyer, se po i luan gjithë lojtarët dhe prandaj është edhe në vendin e parë, kuptohet.

Dinamo kishte një ecuri pozitive që kishte bërë deri në 2025. Pra, pati filluar gjysmë sezoni duke qenë si një shkëputje e vogël midis Egnatias dhe Dinamos, në krahasim me Elbasanin dhe Vllazninë. Mirëpo, kampionati është i gjatë, Vllaznia u kthye, sigurisht që Elbasani po bën mirë prapë dhe këto të katërta janë aty-aty.

Nuk është një skuadër që mund të bëjë diferencën. Do të jetë interesante dhe kjo po e bën interesante kampionatin. Do të varet nga takimet direkte. Do varet kush gabon më pak pasi edhe skuadrat që janë poshtë do të luftojnë fort për pikë, për mbijetesë dhe kush lë më pak pikë me këto skuadra,do të ketë avantazh”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments