Partizani nuk ia doli te fitonte dhe te kualifikohej per ne fazen e grupeve te “Conference League”. Mbremjen e sotme ai ka marre vetem nje barazim 1-1 ne ndeshjen e kthimit ndaj kazakeve te Astanes.

Sulemjan Straova, specialist futbolli, duke analizuar kete ndeshje në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se ishte një ndeshje me dy tablo, ndërsa sqaroi edhe arsyet përse ndryshoi loja në pjesën e dytë.

“Ishte një ndeshje me dy tablo. Nuk është çështje fizike, ka disa faktorë. Ishte një pjesë e parë e shkëlqyer nga Partizani. Mundësitë për kualifikim ishin. Shpirti i garës lexohej më shumë në pjesën e parë se kundërshtari. Disa lojtarë luajtën shumë mirë.

Kundërshtari krijoi dy raste për gol. Kundërshtari rezultoi si në pjesën e dytë në Kazakistan. Në pjesën e dytë kundërshtari ndryshoi. Skuadra e tyre e rriti lojën në mënyrë drastike.

Morëm një gol shumë të shpejtë që ndikoi te ana psikologjike. Fitoi duelin në ajër me Kocijan dhe shënoi. Për 30 minuta, Partizani nuk ishte më në lojë. Në fund i kishin rastet, nëse do kishim fat, mund të kishim shënuar”- eshte shprehur Starova.