Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për trajnerin e ri të Kombëtares.
Sipas Starovës, Silvinjo po tregohet një njohës i mirë i Kombëtares, ndërsa shtoi se i ka kaluar në sitë të gjithë lojtarët dhe ka peshkuar Jasir Asanin. Ai tha se trajneri nuk është ankuar për asgjë në këtë fillim të aventurës.
Silvinjo po tregohet njohës shumë i mirë i Kombëtares. Ka parë 70 lojtarë. Ka takuar të gjithë skuadrën. Fakti që ka peshkuar edhe Jasir Asanin, që dikur bënte diferencën këtu në Shqipëri.
I ka futur në sitë të gjithë. Është shumë i përkushtuar dhe i urojmë fat. Ne kemi shumë probleme me dëmtimet. Nuk e kam dëgjuar këtë nga goja e Silvinjos. Nuk u ankua as për miqësoren që u anulua. Urojmë të ketë edhe fatin me vete në ndeshjen e parë.
Kur flitet për leksionin e trajnerit, ai duhet të përballojë edhe presionin e brendshëm të skuadrës dhe atë të jashtmit.