Sulejman Starova ka bindjen e plotë se stafi teknik i përfaqësueses shqiptare as nuk do t’ia dijë për kampionatin shqiptar.

Në studion e “Skaner” ai theksoi se kjo shihej nga fakti se ata nuk vinin qoftë edhe një herë të shihnin në stërvitje skuadrat e Superiores ku ka lojtarë kandidatë për kombëtaren.

“U bënë 20 vjet që nuk duan të shohin si stërviten ekipet e kampionatit. Në Kategori Sueprirore e të PArë bëhet stërvitje si kudo, përtej problemeve me infrastrukturën. Ky nuk ka parë kampioantin, se po të shihte kampionatin merrte Gurishtën.

Trajnerët në 15 vitet e fundit nuk kanë ardhur asnjëherë të shohin. Më keq ishin atë të tjerët që thoshin ky ëhstë niveli I kampioantit shqiptar. Por pastaj merrnin Bulkun që ishte njëlloj këtu e sa shkoi në Ukrainë e bënë të huaj.

Këtu duhet vlerësuar kampionati shqiptar. Se kush është i pari, Vllaznia, merr një lojtar. Kush është i dyti, një tjetër. U binda që këta nuk duan t’ia dinë për kampionatin shqiptar kur nuk vijnë të shohin një herë Partizanin, Tiranën, ekipet këtu”, tha Starova. /vipsport/