Sot, do të luhen ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur pak ditë ditë më parë përcaktoi dhe çiftet që do të zbresin sot në fushën e blertë.

Laçi do të luajë me Kukësin në orën 14:00, ndërsa Skënderbeu me Flamurtarin në orën 17:00.

Ndeshjet e para do të vendosin shumë për të ardhmen, pasi një rezultat i thellë në përballjen e para do të vinte në vështirësi kundërshtarin në ndeshjen e kthimit.

Sigurisht që nëpërmjet fitimit të këtij trofeu, skuadra që triumfon shpërblehet me 50 milionë lekë dhe pjesmarrjen në Europë.

Kupat e Europës janë një nga arsyet më të forta pse katër skuadrat pjesmarrëse do kërkojnë patjetër ngritjen e këtij trofeu./newsport/