Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen mes Partizanit dhe Teutës, që u fitua nga të kuqtë me rezultatin 2-0.
Sipas Starovës, kjo ishte një transfertë e vështirë për kryeqytetasit, por shtoi se me rastet në pjesën e dytë, mund të kishin shënuar edhe një tjetër gol.
“Partizani kishte një transfertë të vështirë ndaj Teutës. Teuta-Partizani ka qenë gjithnjë një ndeshje e veçantë. Loja filloi me disa raste. Kishte një depërtim të bukur të Grudës dhe një rast i Vilës.
Më pas Partizani shënoi me Mba dhe e bëri më të kollajshme për vazhdimësinë. Teuta krijoi raste dhe kishte mundësi për të barazuar lojën. Në pjesën e dytë, Partizani me raste të shumta, kishte mundësi edhe për golin e tretë”- eshte shprehur Starova.