Laçi e nisi kampionatin me humbje, duke u mundur në Shkodër nga Vllaznia. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Sulejman Starova u shpreh për “Supersport” se skuadra e tij kishte eufori, ndërkohë që goli edhe për objektivin titull, objektiv ky të cilin e ka shpallur ditë më parë.
“Bëmë ndeshje me dy fytyra për arsyet që u panë në pjesë të parë. nga Kupat e Europës e miqësoret që kam parë mund të ketë eufori dhe mungesë eksperience. Kishim mundësi në pjesën e dytë por jo qetësi për të barazuar. Pa e analizuar me detaje, shumë nuk dhanë maksimumin e tyre dhe pritet ky rezultat. Ishim të nxituar dhe e përgatitëm ndeshjen për një Vllazni pa pretendime por me mbështetjen e tifozëve dhe për t’u mbrojtur mirë.
Diferenca e pjesës së parë na dëmtoi. Në pjesën e dytë ndryshuam lojën por nuk barazuam dot. Vllaznia e meritoi fitoren por nuk më përket fakti që nuk arritën të japin maksimumin nuk më kënaq. Nuk kemi shumë lojtarë me kualitet. Xhixha është lojtar cilësor por as cilësorët nuk dhanë sot maksimumin. Koha është e shkurtër pasi të mërkurën kemi ndeshje tjetër dhe do ta analizojmë me detaje ndeshjen.
Turkaj dhe Deliu? Sigurisht që kemi alternativa pasi kur unë them që lojtarët më të mirë që kanë udhëhequr skuadrën deri sot nuk më kanë dhënë maksimumin, duhen analizuar. Edhe euforia është pasi ne u futëm në alarm pas një mundësie që kishim. Ne pësuam një presion 50 minuta dhe në fazë defensive kemi humbur topa dhe i dhanë kurajo skuadrës kundërshtare. Këndoret e bënë që të shtohet morali i skuadrës kundërshtare dhe Vllaznia na njohu më mirë. Ne kemi luajtur edhe në Europë në të gjitha format, në krahë dhe në qendër.
Objektivi titull? Objektivi për të qenë skuadër kampione ka ardhur nga ndeshjet e mira dhe për të rritur moralin. Kemi lojtarë pa stad dhe prandaj e kemi thënë. Kupat e Europës janë objektiv dhe deklarata ime është thënë për këtë. Pretendimet e mija janë që me skuadrën që kam të marr rezultate pasi kam edhe lojtarë debutues dhe të rinj që kanë problemet e veta si fillim. E kemi pak të vështirë pasi janë 3 ndeshje direkt dhe vijnë ndeshjet shpejt. Shpresoj që lojtarët të japin maksimumin dhe puna të bëhet më e lehtë”, tha Starova. /VipSport/