Java e katërt e Kategorisë Superiore u luajt në fundjavë, teksa dhuroi spektakël. Kryesues qëndron Vllaznia, ndërkohë që në vendin e dytë është Kastrioti.  I ftuar në Pressing është analisti Sulejman Starova, i cili jep mendimin e tij.

”Vllaznia ndryshoi, nuk kishte dorë të fortë. Aty është krijuar qetësia dhe stafi po punon lirshëm. Për këto katër javë një faktor është edhe kalendari.Kur ke skuadër të re është mirë të kesh ndeshje të lehta, në letër.

Duhet të presim fundin e fazës së tretë, pasi skuadrat pretendente nuk po marrin rezultatet. Këto janë Laçi e Teuta. Kemi Partizanin që themi ka 11 lojtarë dhe mer pikët.

Flasim për Vllazninë, por kemi edhe Kastriotin që është në vend të dytë me meritë. Duhet të presim fundin e fazës. Bylisi nuk ka në mend të rrijë në vend të nëntë.

Në play-out është Laçi, pretendent për titull. Me këtë lloj konkurrence parashikohet që ekipet të shohin edhe nga vendi i tetë” – tha Starova./newsport/