Ndaj Laçit stafi teknik i ekipit të Vllaznisë la pushim nigerianin Orelesi.

Ngarkimi me tre kartona i tij mund ta penalizonte për ndeshjet e ardhshme dhe për këtë arsye u përdor rotacioni.

E njëjta gjë do të ndodhë mesa duket edhe për ndeshjen e nesërme. Nga sa është parë në stërvitjet e këtyre ditëve, trajneri Gjoka ka ndër mend të lërë pushim për takimin ndaj Flamurtarit qendërmbrojtësin Sedat Berisha.

Shqiptaro- maqedonasi ka tre kartona të verdhë dhe në rast ndëshkimi në Vlorë, do të mungonte ndaj Kamzës.

Për këtë arsye, në vend të tij pritet të luajë Denis Pjeshka. Ai do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Malotën dhe padyshim që kanë një detyrë të vështirë për të ndalur me çdo kusht sulmin vlonjat.

I cili do të tentojë të shënojë sepse ata duan ta fitojnë medoemos këtë ndeshje.
© shkodrasport.com