Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi është shprehur se në rast se sot do të lejoheshin tifozët, padyshim ë stadiumi do të ishte plot, për ndeshjen me Partizanin. Gjithashtu për “Gol pas Goli”, Xhaferi foli edhe për licencimin, duke thënë se të gjitha pikat janë plotësuar dhe janë dërguar pranë FSHF-së.

“Nëse do të luhej me tifozë ky stadium sot do të ishte plot. 30% do ishte normale. Dueht një përpjekje nga qeveria. Njerëzit po rrinë në lokale dhe po përhapet më shumë Covidi.

Pushimi? Ishte një dyjavësh i nevojshëm mendoj. Skuadra vetëm 4 ditët e para ishin pushim dhe p[astaj u stërvitën. Kemi arritur në momentin ku skuadra është shumë mirë.

Licencimi? Kemi pasur shumë ditë të vështira. Kemi disa muaj që po diskutojmë me Voltana Ademin. Kemi pasur një takim me Këshillin Bashkiak, ku morëm përgjigje negative. Në momentet e fundit Voltana Ademi bëri një lëvizje dhe ia dolëm.

Drejtori i Tatimeve në Shkodër na ka ndihmuar shumë. Skuadra ishte në një rrezik të madh. Ne e kemi kaluar dosjen në federatë dhe tashmë është në dorën e tyre. Kemi marrë një reagim pozitiv. Mesa di unë janë çështje teknike. Të gjitha pikat janë plotësuar.

Unë jam i kënaqur që e arritëm këtë gjë. Nga ana ligjore nuk është se ka ndonjë gjë shtesë për këtë. Shpresoj që çështja për privatizimin të zgjidhet sa më shpejt sepse do të jetë mirë për klubin. Skuadra ndaj Partizanit duhet të bëjë lojën e bukur. Jam tifoz i lojërave të bukura. Fitorja arrihet me punë. Te futbolli janë të gjitha më të mëdha. Financat, angazhimet dhe të gjitha të tjerat.

Bari i fushës? Nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. I kam kërkuar punëtorëve që fusha të jetë në gjendje optimale.”, tha Xhaferi.