Partizani mbërriti pasditen e djeshme në Shkodër. “Demat” do përballen sot me Vllazninë në “Loro Boriçi” për javën e 26-të të Superligës, me ndeshjen që zhvillohet në 16:00.

Në lidhje me këtë duel, Daja nuk do ketë gati vetëm mbrojtësin nga El Salvador, Dominguez. 23 vjeçari ishte pjesë e vendit të tij për sfidat kualifikuese të Botërorit dhe largësia mes vendeve ka bërë të vetën.

Për Partizanin gati është Ferhan Hasani, që mori minuta me Maqedoninë e Veriut. Trajneri Ilir Daja duket se nuk do ndryshojë asgjë nga ndeshjet e fundit, teksa I beson emrave dhe skemës 4-3-3. Në portë i zakonshmi Hoxha, teksa Mala rreshtohet sërish në mbrojtje. Çinari dhe Asani mbështesin Junior në sulm.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Murataj, Broja, Bardhi, Asani, Çinari, Junior.