Barazimi ndaj Flamurtarit dy ditë më parë nuk ka kaluar krejt në heshtje tek Vllaznia. Përpara fillimit të seancës së sotme stërvitore, ekipi ka zhvilluar një analizë të shkurtër ku i pranishëm ka qenë edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi. Ai mësohet se ka folur disa minuta para futbollistëve në lidhje me situatën në skuadër dhe po ashtu, mësohet se është ndalur gjatë tek sfida e rradhës në të cilët Vllaznia duhet patjetër të kërkojë fitoren.

Kuptohet që skuadra duhet të mbajë përgjegjësitë e duhura për këtë situatë të krijuar sepse planet kanë qenë për të tjera rezultate në këto pesë javë të para të kampionatit. Po ashtu, numri 1 i klubit padyshim që ka kërkuar kthesën në ndeshjen ndaj Kamzës. Çka do të thotë se ka kërkuar nga ekipi fitoren në ndeshjen e së hënës. Arritja e saj në Kamëz është në njëfarë mënyre edhe detyrë për të rikuperuar pikët e lëna deri më tani dhe për të rregulluar pozicionimin në renditje.
© shkodrasport.com