Silvinjo e nisi aventurën e tij te Kombëtarja shqiptare me një humbje minimale në Poloni, por me një paraqitje pozitive kur bëhet fjalë për lojën që u zhvillua në fushë.
Shpërblimi erdhi në dy takimet e radhës, ku pas punës së bërë, braziliani arriti që ta udhëheqë skuadrën drejt dy fitoreve, atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, duke bërë kështu një start në stolin e Shqipërisë, të ngjashëm me atë të Xhani de Biazit.
Italiani është trajneri i cili drejtoi Kombëtaren shqiptare drejt rrugëtimit më të suksesshëm historik, atë të kualifikimit në Europianin e vitit 2016 në Francë.
Ai erdhi në krye të kuqezinjve në vitin 2012 dhe në tri takimet e para që drejtoi, mori dy fitore dhe një humbje, e para 2- 1 në Gjeorgji dhe fitoi dy takimet pasardhëse me Katarin 2-1 dhe Iranin 1-0, por vetëm me një ndryshim nga starti i Silvinjos, që ndeshjet e De Biazit ishin miqësore.