Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE BOKSStarton kampionati kombëtar i të rinjve. Vllaznia pretendente

Starton kampionati kombëtar i të rinjve. Vllaznia pretendente

Starton sot në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Boksierët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit, kanë mbërritur pasditen e së mërkurës në qytetin tonë për t’u bërë pastaj gati për ndeshjet e ditës së parë. Kampionati do zgjasë tre ditë. Vllaznia do të kërkojë të shpallet kampione e vendit edhe për këtë grupmoshë. Këtë objektiv të saj e ka bërë të ditur për gazetën www.shkodrasport.com njëri nga trajnerët e ekipit shkodran Jozef Sermi që ka thënë: “Vllaznia është përgatitur seriozisht për këtë kampionat ngaqë vitin e kaluar ndoshta edhe si shkak i një neglizhimi të vogël nuk arritëm të shpallemi kampion. Ky gabim nuk do të ndodhë këtë herë teksa me të gjithë boksierët jemi përgatitur shumë seriozisht dhe jam shumë i bindur se do jemi kampionë të vendit”.

Kampionati i të rinjve pritet të ndiqet ashtu si gjithë herët e tjera edhe këtë herë me shumë interes nga sportdashësit shkodranë që mendohet të jenë të shumtë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Marrin pjesë në këtë kampionat 10 ekipe dhe pikërisht Vllaznia, Rozafa, Porto Boks, Tirana, Dardania, Apolonia, Tomori, Besa, Flamurtari dhe Teuta
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments