Kategoria e Dytë e futbollit do te nise kete fundjavë. Të shtunë dhe të diel, në 18 dhe 19 shtator merr jetë niveli i tretë i futbollit në Shqipëri.

Interesant eshte fakti qe ne kete kampionat do te marrin pjese ekipe te Zones se Shkodres, pikerisht Ada, Veleçiku dhe ekipi me i ri- Murlani.

Te tre keto ekipe do te zbresin ne fushen e lojes diten e diele dhe dy prej tyre do t’i luajne ndeshjet ne fushat e tyre. Keshtu ekipi i Ades qe kete sezon do te drejtohet nga trajneri Zamir Lumanaj, do te prese ne Velipoje Elbasanin.

Ne Koplik nderkohe, ekipi i Veleçikut qe tashme drejtohet nga trajneri Haris Lika do te prese ekipin e Klosit, ndersa debutuesit e Murlanit qe drejtohen nga Altin Xhahysa do te luaje ne transferte, pikerisht ne Peze- Helmes ndaj Internacional.

Te tre keto ekipe duket se do te kene pretendime per t’u ngjitur ne kategorine e pare dhe per kete arsye, me shume interes priten edhe perballjet ne mes tyre./SHKODRA-SPORT.COM/