Futbolli i sotëm ka nevojë për lojtarë që dinë të bëjnë shumë gjëra. Sulmuesit që dinë vetëm të shënojnë apo mbrojtësit që mendojnë vetëm për mbrojtjen nuk mjaftojnë më. Për ekuilibrin e skuadrave duhen mbrojtës që prodhojnë gola dhe sulmues që arrijnë të ndihmojnë fazën e mbrojtjes. Po cilët jane lojtarët qe arrijnë të bëjnë më shumë në të dyja fazat?
Ne renditjen e mbrojtesve te qendres, Hoxhallari i Tiranes me 13 gjuajtje eshte ne vend te pare, nderkohe qe Mevlan Adili me 6 gjuajtje eshte ne vend te trete, ndersa Fallou Diagne me 4 gjuajtje eshte ne vend te nente ne kete aspekt.
Ne mbrojtesit e krahut qe gjuajne portat kundershtare, anesoret e Vllaznise nuk jane ne lartesine e duhur. Esin Hakaj me vetem 4 gjuajtje eshte ne vendin e 11-te, ndersa Arsid Kruja dhe Erdenis Gurishta me nga 3 gjuajtje, ndajne vendet 15 dhe 16-te.
Sa i takon mesfushoreve te qendres, Elvedin Heriç me 10 gjuajtje eshte ne vendin e 9-te. Sa i takon lojtareve te repartit sulmues, Fahrudin Djurdjevic ka 6.56 aksione te suksesshme mbrojtese, Liridon Latifi 5.46 dhe Mehdi Çoba 5.35.
Nga ana tjetër, kjo statistikë ndikon edhe në aftësinë e skuadrës për të bëtë presing dhe për rrjedhojë përdorimin e sulmuesve në rikuperimin e topit. Jo vetëm kaq, një sulmues që rikuperon shumë topa është një tregues i rëndësishëm se sa shumë bashkëpunon lojtari sulmues në çdo fazë të ndeshjes në lojën ekipore.