Vllaznia ka pësuar dje pesë gola, si për të vënë edhe një herë alarmin për mënyrën se si po menaxhohet ky klub.

Lojtarë me cilësi, emra me shumë eksperiencë dhe një fanellë shumë e rëndë për futbollin shqiptar, por burokracia shtetërore në drejtim po e dëmton vit pas viti. Humbje me pesë gola të pësuar kuqeblutë nuk pësonin prej 12 vitesh.

Më 19 prill të vitit 2008, ishte Tirana e cila e ka turpëruar me një disfatë të tillë, 5-1. Nga kjo ndeshje deri dje, Vllaznia ka pësuar edhe dy herë të tjera nga pesë gola, por bëhet fjalë për dy ndeshje në Europë.

Në të njëjtin vit nga Napoli me rezultatin 5-0 më 28 gusht. Gjithashtu, disfatë tjetër 5-0 Vllaznia ka regjistruar në transfertë ndaj Rapid Vjenës më 16 korrik 2009./panorama-sport/