Borusia Dortmund-Real Madrid është finalja e planifikuar të luhet në datën 1 qershor në tempullin “Uembli”. Statistikat i paraprinë duelit mes ekipeve në fjalë, teksa verdhezinjtë kanë një “mal” për të përshkruar në Londër.
REALI, I PAGABUESHËM – Të besuarit e Karlo Ançelotit e mbyllën frazën e grupeve me pikët maksimale, 18 të tilla pas 6 ndeshjesh. Por e dhënë interesante dhe e pa arritur kurrë më parë nga kontingjenti i “galaktikëve” është se në historinë e tyre s’kanë mbërritur në finale pa humbur një ndeshje. Ekipi nga Madridi është i pamposhtur në 12 ndeshje, 8 fitore dhe 4 barazime.
FITORJA E FUNDIT – Kanë kaluar 10 vite nga suksesi i Dortmundit kundër Realit. Pikërisht në datën 8 prill të 2014, aty ku dopieta e Marko Rojs nuk shërbeu për të avancuar më tej, pas disfatës në “Estadio Santiago Bernabeu” 0-3, faza çerekfinale.
STADIUMI – “Uembli” vlerësohet si një nga stadiumet më të bukur në botë, e ku Liga e Kampioneve ka zbarkuar në disa precedentë gjatë viteve të fundit. Nuk mund të lihet pa përmendur finalja e 2011, 2013 dhe tashmë në 2024. Pikërisht në vitin 2013, Dortmundi u vu përballë Bajern Mynih. Në atë cikël vetëm Marko Rojs dhe Mats Humels ishin prezentë nga kontingjenti ekzistues, por që goli i vonë i Arjen Roben shkaktoi lot te lojtarët dhe tifozët e Dortmundit. Pas 11 vitesh, Dortmundi ka shansin ta kthejë “pllakën” e historisë. Kësaj radhe do të “përplaset” me “ekspertët” e Realit.