Anglia ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Panamasë në takimin e sotëm, ku protagonisti i vetëm ishte kapiteni, Herri Kejn.

Futbollisti i anglezëve ka arritur të realizojë tripletë ndaj Panamasë, ndërsa dy prej golave kanë ardhur pas ekzekutimeve perfekte nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht se flitet për realizime kundër një rivali të dobët, Herri Kejn vendosi disa rekorde pas këtij takimi.

Kështu sulmuesi anglez kryeson renditjen e golashënuesve në Botërorin e Rusisë, teksa ka shënuar 5 gola me 5 goditjet e vetme drejt portës që ka bërë deri tani në këtë turne.

Shifra të frikshme për këtë “përbindësh” të ri që ka krijuar Anglia.

Gjithashtu Kejn është njëri prej tre futbollistëve anglezë në histori që kanë arritur të realizojnë tre gola në një takim të vetëm, pasi këtë më parë e kishte bërë Geoff Hurs në 1966 dhe Lineker në 1986./vipsport/