Tirana zhvillon sot ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, në orën 19:30.
Gjatë një hulumtimi në faqen zyrtare të UEFA-s, “Panorama Sport” ka vërejtur futbollistët me më shumë paraqitje dhe me më shumë gola në kompeticionin madhor europian për klube, Champions ose ish-Kupa e Kampionëve.
Elvis Sina përveçse është me më shumë ndeshje me Tiranën në këtë kompeticion me 17 të tilla, por është rekordmeni me aktivizim nga lojtarët e skuadrave shqiptare në Champions.
Pas tij te Tirana vijnë Dabulla me 15 paraqitje, Muka me 14, Dede dhe Hajdari me 13 dhe Krenar Alimehmeti me 12 ndeshje.
Sa i përket golave te Tirana në Champions kryeson Devi Muka me 5 gola, Agustin Kola dhe Indrit Fortuzi me 3, Arben Minga, Hodja dhe Dabulla me 2 gola.
Vlen të theksohet se Tirana ka zhvilluar në total në Champions, 42 ndeshje./PANORAMA-SPORT/