Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat katastrofike të Dinamos/ Nuk do ta besoni se gola kanë shënuar...

Statistikat katastrofike të Dinamos/ Nuk do ta besoni se gola kanë shënuar blutë në gjithë fazën e tretë

Numrat e Dinamos për periudhën e fundit janë vërtet katastrofikë në çdo aspekt. Kryeqytetasit vazhdojnë të vuajnë për të shkuar te goli më keq sesa në pjesën e parë të sezonit.

Përforcimet e bëra në merkaton e dimrit nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në repartin e avancuar të bluve, të cilët në 9 ndeshjet e fazës së tretë të kampionatit e kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë.

Goli i mbrojtësit Sofranak në Shkodër nuk shërbeu për asgjë, pasi Dinamo u mund 2-1, ndërsa vetëm goli i Mihanës në Korçë u dha bluve fitoren ndaj Skënderbeut.

Që prej kësaj ndeshjeje, blutë kanë harruar të shënojnë, madje kanë shpërdoruar edhe një penallti në derbin ndaj Tiranës me Agim Ibraimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments