Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat/ Përballja ndaj Vllaznisë, durrsakët kanë një arsye më shumë për të...

Statistikat/ Përballja ndaj Vllaznisë, durrsakët kanë një arsye më shumë për të fituar

Vllaznia dhe Teuta përballen me njëra tjetrën nesër në Shkodër, në kuadër të Kategorisë Superiore (18.00). Durrsakët kanë edhe statistikat me vete, teksa në 5 përballjet e fundit direkte kanë fituar 3 sfida dhe barazuar dy.

Vlen të theksojmë që një triumf është në Kupë 1-0, falë golit të Arapit. Megjithate keto jane thjesht statistika dhe padyshim qe shpeshhere nuk duhen marre per baze.

Gjithsesi, tani të dy ekipet po bëjnë mirë dhe e kanë nisur me “këmbë të mbarë” sezonin. Vllaznia renditet në vendin e parë me 26 pikë, me shkodranët që ëndërrojën titullin kampion. Në krahun tjetër, “djemtë e detit” janë të dytët me 20 pikë.

Perballja e neserme eshte e rendesishme per te dy ekipet dhe kuptohet qe ata do te bejne çmos per ta fituar, ndonese nuk do te jete aspak e lehte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments